Kontratat e naftës së papërpunuar të Shangait shënojnë rritje
2022-09-17 11:52:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kontratat e naftës së papërpunuar në avancë u mbyllën me rritje të enjten, në tregtimin e ditës në Bursën Ndërkombëtare të Energjisë së Shangait.

Kontrata më aktive e naftës së papërpunuar për furnizimin e nëntorit 2022 u rrit me 30.9 juanë (rreth 4.47 dollarë amerikanë) për t'u mbyllur në 675.9 juanë për fuçi, raporton “Xinhua”.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtimit për dhjetë kontrata të së ardhmes së naftës së papërpunuar në bursë ishte 222.917 lote, me një qarkullim prej rreth 147.45 miliardë juanë.

Kina nisi tregtimin për naftën e papërpunuar në avancë, e cila është e hapur për investime jashtë shtetit, në mars 2018. (Irma)