Udhëheqësit e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait nënshkruajnë Deklaratën e Samarkandit
2022-09-17 14:57:05

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) nënshkruan dhe publikuan të premten dokumentin kryesor të samitit - Deklaratën e Samarkandit të Këshillit të Krerëve të Shteteve të OBSh-së.

Samiti i 22-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait(Foto:Xinhua)

Samiti i 22-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait(Foto:Xinhua)

Duke vënë në dukje se bota po përballet me sfida dhe kërcënime të shumta drejt një epoke të re ndryshimes e zhvillimesh të mëdha, deklarata propozon rrugë të ndryshme për sigurimin e stabilitetit rajonal, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe forcimin e lidhjeve të transportit dhe komunikacionit, me synimin për krijimin e rendi ndërkombëtar më përfaqësues, më demokratik dhe shumëpolar.

Vendet anëtare të OBSh-së do të vazhdojnë të shtojnë përpjekjet për të ruajtur paqen e sigurinë dhe për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet vendeve anëtare për të trajtuar konfliktet ndërkombëtare e rajonale, dhe do të synojnë të eliminojnë kushtet që nxisin terrorizmin, separatizmin dhe ekstremizmin.

Vendet e OBSh-së kundërshtojnë fuqishëm militarizimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe mbështesin vendosjen e rregullave, parimeve dhe normave në këtë drejtim.

Vendet anëtare gjithashtu propozuan zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal në fusha të ndryshme dhe krijimin e kushteve për tregtinë e të investimeve, për të arritur qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe teknologjisë.

Presidenti kinez Xi Jinping në samitin(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping në samitin(Foto:Xinhua)

Në fjalimin e tij të rastit, presidenti kinez Xi Jinping propozoi forcimin e unitetit të bashkëpunimit dhe ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët. Sipas tij, Kina do t'u japë vendeve në zhvillim ndihmë urgjente humanitare me grurë dhe furnizime të tjera me vlerë 1.5 miliardë juanë. Ndërsa, OBSh-ja, duhet të thellojë bashkëpunimin praktik. “Ne duhet të zbatojmë deklaratat për ruajtjen e sigurisë energjetike e ushqimore ndërkombëtare të miratuara nga ky samit. Ne duhet të zbatojmë plotësisht dokumentet e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia dhe investimet, ndërtimi i infrastrukturës, mbrojtja e zinxhirëve të furnizimit, risitë shkencore dhe teknologjike dhe inteligjenca artificiale,” u shpreh Xi. Ai theksoi se është e rëndësishme të vijohen përpjekjet për ndërthurjen e nismës “Një brez, një rrugë” me strategjitë kombëtare të zhvillimit dhe nismat e bashkëpunimit rajonal.

Xi theksoi gjithashtu se OBSh-ja duhet të përkrahë multilateralizmin, të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në qendër e rendin ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të praktikojë vlerat e përbashkëta të njerëzimit dhe t’i thotë “jo” lojës ku fituesi i merr të gjitha dhe politikës së blloqeve.

Takim në shkallë të vogël të liderëve brenda kornizës së OBSh-së(Foto:Xinhua)

Takim në shkallë të vogël të liderëve brenda kornizës së OBSh-së(Foto:Xinhua)

Sipas tij, Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës do të mbahet së shpejti, për të hartuar një plan për zhvillimin e Kinës në fazën e ardhshme. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata ndërkombëtare, Kina do t'i përmbahet gjithmonë zhvillimit paqësor, të hapur, bashkëpunues e të përbashkët, duke krijuar përfitime për popujt e të gjitha vendeve.

Kjo është vizita e parë jashtë vendit e presidentit kinez pas shpërthimit të pandemisë në vitin 2020. Gjatë këtij turneu, përveç pjesëmarrjes në samitin e OBSh-së, ai bëri vizita shtetërore edhe në Kazakistan e Uzbekistan dhe zhvilloi takime të veçanta me homologët e pesë vendeve të Azisë Qendrore, si edhe me udhëheqësit e Rusisë, Mongolisë, Bjellorusisë, Turqisë dhe Pakistanit.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një organizatë rajonale e krijuar në vitin 2001 me nismën e Kinës.