Kina synon të përmirësojë më tej mjedisin për biznesin
2022-09-17 11:26:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka ndërmarrë masa të reja për të optimizuar mjedisin e biznesit, duke synuar të lehtësojë trysninë mbi bizneset e vogla dhe të forcojë themelet e rimëkëmbjes ekonomike.

Në një udhëzim të publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit kërkohet zbatim i plotë i sistemit të listave negative të vendit për aksesin në treg dhe heqjen e të gjitha barrierave të fshehura, bën të ditur “Xinhua”.

Kina do të vazhdojë të rregullojë tarifat për subjektet e tregut, duke përfshirë gjobat administrative, si dhe tarifat e shkaktuara në përdorimin e energjisë, ujit, gazit dhe shërbimeve logjistike, thuhet në dokument.

Në udhëzim kërkohet përmirësimi i shërbimeve që plotësojnë nevojat e kompanive, duke theksuar rëndësinë e shtimit të përpjekjeve për të përmirësuar ndërmarrjet e përfshira në tregtinë ndërkufitare.

Sipas dokumentit, mbikëqyrja duhet të rritet më tej për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të subjekteve të tregut, ndërkohë që ushtrimi i pushtetit administrativ duhet të mbahet brenda kufijve të ligjshëm. (Irma)