Nënpresidenti kinez Wang Qishan do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II
2022-09-17 17:02:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesë të qeverisë britanike, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping dhe nënpresidenti i Kinës Wang Qishan, do të marrë pjesë në funeralin kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër më 19 shtator, njoftoi të shtunën zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning. (Fani)