Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni arrin rekord të lartë
2022-09-17 12:04:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni ka arritur një rekord prej 90.526, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, shifra u rrit me 4016 nga një vit më parë, duke shënuar një rekord të lartë për të 52-in vit radhazi.

Rreth 88.6%, ose 80.161 e atyre të moshës 100 vjeç e lart, ishin gra, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitin 1963, kur filluan statistikat përkatëse, në Japoni kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë. Shifra i kaloi 1000 në vitin 1981, 10.000 në vitin 1998 dhe 50.000 në vitin 2012.

Personi më i vjetër i gjallë në Japoni është Fusa Tatsumi, një grua 115-vjeçare që jeton në Kashiëara, prefekturën Osaka. Burri më i vjetër është 111-vjeçari Shigeru Nakamura, i cili jeton në Jinsekikogen, prefektura Hiroshima. (Irma)