Tajfuni “Muifa” përfshin provincën kineze Liaoning
2022-09-17 11:59:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tajfuni “Muifa”, i 12-i i këtij viti, përfshiu të premten qytetin bregdetar të Dalian në provincën Liaoning të Kinës verilindore, bëri të ditur departamenti meteorologjik i qytetit.

Tajfuni u shoqërua me erëra deri në 82.8 km/orë dhe kishte një presion minimal atmosferik prej 990 hektopaskalësh. Po ashtu pati dhe stuhi shiu.

Zyra për kontrollin e përmbytjeve dhe lehtësimin e thatësirës kaloi të enjten në reagimin e emergjencës nga Niveli III në Nivelin II, i dyti më i larti, bën të ditur “Xinhua”.

Të mërkurën, tajfuni preku brigjet e Zhoushan (Xhoushan) në provincën Zhejiang (Xhë xhian) të Kinës lindore, ndërsa të enjten kaloi në distriktin Fengxian (Fën shian) të Shangait. Mëngjesin e së premtes preku zonat bregdetare të Qingdao në provincën Shandong të Kinës lindore. (Irma)