Kina shënoi rritje të investimeve të projekteve për ruajtjen e ujit
2022-09-16 12:53:01

Foto: VCG

Kina shënoi rritje të investimeve në objektet e ruajtjes së ujit në tetë muajt e parë të vitit, mes përpjekjeve për të mbështetur ekonominë, deklaroi zëvendësministri i Burimeve Ujore, Liu Weiping, bën të ditur “Xinhua”.

Investimet e përfunduara në projektet e ruajtjes së ujit arritën në 977.6 miliardë juanë (rreth 141.4 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 329.6 miliardë juanë, ose 50.9 për qind, nga viti i kaluar, tha Liu.

Sipas tij, investimi në projektet e ruajtjes së ujit në ndërtim kishte tejkaluar 1.8 trilionë juanë deri në fund të gushtit.

Në tetë muajt e parë të vitit, në Kinë ka pasur rreth 19.000 projekte të reja për ruajtjen e ujit.

Për të stabilizuar ekonominë, Kina ka përmirësuar infrastrukturën e ruajtjes së ujit dhe pritet të përfundojë investimet prej më shumë se 800 miliardë juanë në këtë drejtim gjatë këtij viti. (Irma)