Kina ndihmon Nigerinë për semaforët me energji diellore
2022-09-16 11:42:38

Foto: VCG

Në kryeqytetin nigerian startoi faza e dytë e një projekti, me ndihmën e Kinës, për të instaluar sinjalet e kontrollit të semaforëve me energji diellore në 98 kryqëzime, duke përfshirë të paktën 80 punëtorë të kualifikuar dhe pesë menaxherë lokalë, bën të ditur “Xinhua”.

Për të menaxhuar më mirë trafikun në Abuja, semaforët ishin instaluar në 74 kryqëzime, në fazën e parë të projektit, në vitin 2015.

Një simbol i madh i miqësisë Kinë-Nigeri, projekti simbolizon një mishërim konkret të zbatimit të nëntë programeve të bashkëpunimit Kinë-Afrikë, tha Cui Jianchun, ambasadori i Kinës në Nigeri, në ceremoninë e inaugurimit.

“Ky projekt do të sjellë shumë lehtësim në sistemin e transportit të Abujas, do të jetë i dobishëm për vendin dhe do të ndikojë pozitivisht në jetën sociale të banorëve”,- tha diplomati kinez.

Adesola Olusade, sekretare e përhershme e Administratës Federale të Territorit të kryeqytetit të Nigerisë (FCT), tha se ndërtimi vjen në një kohë kur FCT kishte nevojë urgjente për të sinjalizuar kryqëzimet kryesore rrugore për lehtësinë e qarkullimit dhe rregullin.

“Epoka e furnizimit me energji përmes diellit po kalon me shpejtësi furnizimin me energji përmes rrjetit kombëtar, i cili është kryesisht jo i besueshëm. Sistemi i semaforëve me energji diellore në FCT është thjesht i dëshirueshëm në këtë moment”,- shtoi Olusade.

“Kjo nismë ka ardhur në kohën më të mirë, pasi kërkojmë të sigurojmë lehtësinë e trafikut dhe rregullin në rrugët tona përmes ofrimit të sinjaleve të kontrollit të trafikut në kryqëzimet kryesore të rrugëve”,- tha ministri Muhammad Musa Bello, i cili u zotua të sigurojë një mjedis të favorshëm për një dorëzim pa pengesa dhe të suksesshme të projektit.

Përfaqësuesi i grupit kinez të projektit, Jiang Kaifeng, tha se ata do të përmirësojnë aftësitë e teknikëve vendës në fusha të tilla si çeliku, betoni dhe energjia elektrike. (Irma)