Kina synon përmirësimin e sistemit të gjurmueshmërisë së qumështit formulë të foshnjave
2022-09-16 11:28:45

Foto: VCG

Kina do të vazhdojë të përmirësojë sistemin e gjurmueshmërisë së qumështit formulë të foshnjave, për të mbuluar më shumë prodhues, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Aktualisht, në sistemin e gjurmueshmërisë janë 98 kompani. Ato përbëjnë më shumë se 90 për qind të prodhimit vendës të këtij produkti, tha Zhang Xiaofeng, zyrtar i ministrisë.

Ai theksoi se ministria u ka kërkuar kompanive të aplikojnë teknologji digjitale si sensorë inteligjentë.

Ministria do të vazhdojë të përmirësojë aftësinë e kontrollit të cilësisë së kompanive dhe qëndrueshmërinë e cilësisë së produktit, shtoi Zhang, duke shtuar se konsumatorët do të udhëzohen të përdorin më shpesh sistemin e gjurmueshmërisë. (Irma)