Zona e demonstrimit të Kinës lindore trajton më shumë trena mallrash Kinë-Evropë
2022-09-16 14:12:32

Foto:VCG

Një zonë demonstrimi në Kinën lindore për bashkëpunimin lokal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) trajtoi më shumë trena mallrash Kinë-Evropë në tetë muajt e parë të vitit, bëhet e ditur nga të dhënat doganore, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, në zonën e demonstrimit në qytetin Qingdao, provinca Shandong, kanë operuar 523 trena, 46.1 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas të dhënave doganave.

Shërbimi ka zgjeruar më tej kanalet për thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis provincës dhe vendeve të SCO-së, si dhe midis provincës dhe vendeve të nismës “Një brez, një rrugë”.

Zona e demonstrimit operon tani 17 linja ndërkombëtare të trenave të mallrave, duke lidhur provincën me 51 qytete në 22 vende. (Irma)