Xi Jinping-u takon presidentin iranian Ebrahim Raisi
2022-09-16 16:37:06

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten në mëngjes me presidentin iranian Ebrahim Raisi në kompleksin "Forumlar Majmuasi" në Samarkand të Uzbekistanit.

Në këtë takim kreu i shtetit kinez theksoi se Kina dhe Irani kanë një miqësi të gjatë dhe se marrëdhëniet ndërmjet tyre u kanë qëndruar sprovave të ndryshimit të mjedisit ndërkombëtar.

Konsolidimi dhe forcimi i partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve është zgjedhja e përbashkët strategjike e të dyja palëve, vuri në dukje Xi. Sipas tij, Kina i sheh marrëdhëniet me Iranin nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe është e gatshme të shtojë komunikimin dhe bashkërendimin strategjik me Iranin për të nxitur përparimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe.

Presidenti kinez theksoi më tej se Kina e mbështet Iranin në mbrojtjen e sovranitetit e të dinjitetit kombëtar dhe do të punojë me palën iraniane për të mbështetur parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe për të mbrojtur interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim.

Të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje aktive për të zbatuar Planin e Bashkëpunimit të Gjjithanshëm të tyre, për të çuar përpara bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe për arritjen e më shumë rezultateve nga bashkëpunimi, theksoi Xi.

Duke vënë në dukje se Irani është i mirëpritur t'i bashkohet Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, ai tha se Kina e përgëzon Iranin për bërjen anëtar më të drejta të plota i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe është e gatshme për një bashkërendim dhe bashkëpunim më të ngushtë me palën iraniane brenda kornizës së OBSh-së. Sipas tij, Kina do të vazhdojë të marrë pjesë konstruktive në negociatat për rifillimin e zbatimit të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit dhe do ta mbështesë Iranin në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të veta të ligjshme.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Raisi vuri në dukje traditën e thellë të miqësisë iraniano-kineze dhe rëndësinë e madhe strategjike të marrëdhënieve dypalëshe.

Teherani është i vendosur për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm me Pekinin dhe për të intensifikuar shkëmbimet në nivele të ndryshme, për të forcuar më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik iraniano-kinez, tha Raisi.

Ai shprehu bindjen se, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping, Kina do të mbrojë sovranitetin kombëtar e integritetin e vet territorial dhe do të realizojë objektivin madhor të modernizimit të vendit.

Irani e vlerëson pozicionin e Kinës për mbrojtjen e drejtësisë në çështjet ndërkombëtare, tha Raisi, duke shtuar që, me anëtarësimin e plotë të Iranit në OBSh, të dy vendet do të kenë më shumë mundësi të shtojnë bashkëpunimin brenda kornizave shumëpalëshe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Teherani mbështet bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, dhe është i gatshëm të punojë me Pekinin për të përkrahur multilateralizmin e vërtetë, tha Raisi.

Të pranishëm në takim ishin edhe Ding Xuexiang, Yang Jiechi, Wang Yi dhe He Lifeng.