Xi Jinping-u uron për 47-vjetorin e pavarësisë së Guinesë së Re Papua
2022-09-16 16:31:14

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh guvernatorit të Guinesë së Re Papua Bob Dadae, për ta uruar për 47-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi. 

Xi Jinping-u vuri në dukje se, që nga pavarësia e Guinesë së Re Papua, qeveria e ka udhëhequr popullin e Guinesë së Re Papua të bëjë përpjekje të pandërprera për të arritur përtëritjen kombëtare, duke pasur arritje të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe duke luajtur një rol më të rëndësishëm në çështjet rajonale e ndërkombëtare. Sipas tij, Kina dhe Guinea e Re Papua janë partnere strategjike të gjithanshme. “Jam i gatshëm të punoj me zotin Guvernator për të krijuar një ardhme më të mirë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për të sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve," u shpreh presidenti kinez.  (Fang Xiaoyu/Artan)