Kina synon përditësimin e ligjit të sigurisë kibernetike
2022-09-16 10:29:16

Foto: VCG

Rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës synon të përditësojë ligjin për sigurinë kibernetike, përmes një sërë projekt-rishikimesh.

Ligji i Kinës për sigurinë kibernetike hyri në fuqi në vitin 2017. Ai amendoi Ligjin e Ndëshkimit Administrativ dhe miratoi Ligjin për Sigurinë e të Dhënave dhe Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit Personal në 2021.

Projekt-rishikimet u formuluan për të koordinuar ligjin e sigurisë kibernetike me legjislacionin përkatës dhe për të përmirësuar sistemin e përgjegjësisë ligjore, sipas Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC), përcjell “Xinhua”.

Pikat kryesore të rishikimeve të propozuara përfshijnë rregullimin e llojeve dhe gamës së dënimeve administrative për shkeljet që rrezikojnë sigurinë e funksionimit të rrjetit dhe forcimin e përgjegjësisë së operatorëve kryesorë të infrastrukturës së informacionit.

Drafti synon gjithashtu të përmirësojë sistemet e përgjegjësisë ligjore për sigurinë e informacionit të rrjetit dhe mbrojtjen e informacionit personal.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 29 shtatori. (Irma)