Dorëhiqet kryeministrja suedeze pas humbjes në zgjedhje
2022-09-16 13:28:02

Foto: VCG

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, njoftoi dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e fundit. Ajo pranoi fitoren e koalicionit të krahut të djathtë, të mbështetur nga demokratët suedezë ultra të djathtë të Jimmie Akesson.

Në një konferencë shtypi, ajo tha se tashmë përgjegjësia për vijimësinë e procesit do t'i kalojë Parlamentit dhe kryetarit të tij, bën të ditur “Xinhua”.

“Ne kemi bërë rritjen më të madhe të mbështetjes së votuesve në 20 vjet dhe nuk jemi vetëm partia më e madhe e Suedisë, por edhe më e madhja në Evropën Veriore”,- tha Andersson.

Pavarësisht se blloku blu mori tre mandate më shumë se ai i kuq, analistët e konsiderojnë bllokun blu si të brishtë, pasi Partia Liberale është zotuar mos të tolerojë një qeveri që përfshin Demokratët e Suedisë. (Irma)