Sondazhi: Afroamerikanët, pesimistë për realizimin e barazisë
2022-09-16 14:52:26

Në një artikull të publikuar të hënën në uebsajtin e "USA Today" thuhet se, sipas një sondazhi të fundit të bërë nga Qendra Kërkimore "Pew", afroamerikanët janë gjithnjë e më pesimistë për transformimin e gjithanshëm në mbarë vendin, por janë të vendosur për kërkimin e dëmshpërblimeve dhe për reformimin e policisë.

Sipas këtij sondazhi, afro 90 për qind e afroamerikanëve të rritur shpresojnë të shikojnë reforma në gjykatë dhe në pjesët e tjera të sistemit gjyqësor penal. 77 për qind e tyre thanë se pasardhësit e skllevërve të dikurshëm në këtë ShBA duhet të kompensohen, por pjesa dërrmuese e të pyeturve nuk mendojnë se kjo do të ndodhë gjatë jetës së tyre. 

85 për qind e afroamerikanëve të rritur pjesëmarrës në sondazh  janë të mendimit se skllavëria ka luajtur rol të rëndësishëm për statusin e afroamerikanëve në vend, ndërsa vetëm 4 për qind besojnë se skllavëria nuk ka ndikim në gjendjen e sotme të afroamerikanëve. (Wang Lei/ Artan)  foto nga "USA Today"