Presidentja e KE-së: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
2022-09-15 10:47:59

Foto:VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Gjatë fjalimit të saj për gjendjen e unionit në Parlamentin Evropian, von der Leyen u shpreh pro një Komuniteti Politik Evropian, teksa theksoi se duhet bërë një përpjekje për të zgjeruar thelbin e demokracive dhe se mënyra më e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë është forcimi i demokracive në kontinent, citon “RTSH”.

“Kjo fillon me ato vende që janë tashmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne duhet të jemi pranë tyre në çdo hap të rrugës. Sepse rruga drejt demokracive të forta dhe rruga drejt Bashkimit tonë janë një dhe e njëjta. Kështu që unë dua që njerëzit e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë ta dinë: Ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian, që nuk është i plotë pa ju”,- tha Ursula von der Leyen. (Elona)