Asetet e institucioneve financiare të Kinës rriten me 9.7 për qind
2022-09-15 08:48:07

Foto: VCG

Institucionet financiare të Kinës regjistruan një bilanc të zgjeruar deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën. Institucionet financiare të vendit panë se aktivet e tyre të kombinuara u rritën 9.7 për qind nga viti në vit në 407.42 trilionë juanë (rreth 58.95 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të tremujorit të dytë, ndërsa detyrimet e tyre të kombinuara u rritën 9.9 për qind nga një vit më parë në 371.04 trilionë juanë, sipas të dhënave të Bankës Popullore të Kinës, citon “Xinhua”.

Institucionet bankare, që zënë pjesën më të madhe të industrisë financiare, raportuan një rritje prej 9.4 për qind në totalin e aktiveve, ndërsa kompanitë në industrinë e letrave me vlerë panë se aktivet e tyre të kombinuara u rritën me 16.3 për qind nga viti në vit. (Elona)