Kina e Turkmenistani do të vazhdojnë të nxitin përparimin e marrëdhënieve dypalëshe
2022-09-15 17:39:25

foto/VCG: revistë "Qiushi

foto/Xinhua

Të enjten paradite presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me homologun e tij të Turkmenistanit Serdar Berdimuhamedov.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u u shpreh se, që nga vendosja e lidhjeve diplomatike ndërmjet Kinës e Turkmenistanit 30 vjet më parë, marrëdhëniet dypalëshe kanë vazhduar të zhvillohen me mënyrë të shëndetshme e të qëndrueshme dhe marrëdhëniet e partneritetit strategjik kanë arritur një nivel të lartë. Kina i shikon gjithmonë marrëdhëniet me Turkmenistanin nga një perspektivë strategjike e afatgjatë, respekton zgjedhjen e pavarur nga Turkmenistani të një rruge zhvillimi që përshtatet me kushtet e tij kombëtare dhe kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme dhe në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të Turkmenistanit. Pala kineze është e gatshme të vazhdojë përkrahjen e ndërsjellë me palën turkmenistanase, duke nxitur përparimin e vazhdueshëm të marrëdhënive ndërmjet të dy vendeve, me përfitime për të dy popujt.  

Xi Jinping-u theksoi në vijim se të dyja palët duhet të rrisin vëllimin dhe shkallën e bashkëpunimit në fushën e gazit natyror dhe t'i japin një shtysë të re zhvillimit e përtërirjes së të dy vendeve. Ato duhet të nxitin ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe ndërlidhjen e saj me strategjinë e Turkmenistanit “Rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit", duke krijuar një platformë të re për shkëmbimet njerëzore e kulturore nëpërmjet krijimit të qendrave kulturore të të dy palëve. Kina dëshiron që, së bashku me Turkmenistanin, të forcojnë bashkëpunimin lidhur me mekanizmin e mbledhjes “Kinë+Azi Qendrore”(C+5C), të zbatojnë Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Sigurisë Globale, të mbrojnë interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim dhe të bëjnë përpjekje për të ruajtur zhvillimin dhe paqen botërore. 

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Nga ana e tij, presidenti turkmenistanas Seder Berdimuhamedov i uroi Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës sukses të plotë, duke shprehur besimin se, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping, ky Kongres do të hartojë një plan për zhvillimin e ardhshëm të Kinës dhe do ta çojë Kinën drejt arritjes së përparimeve më të mëdha. Qysh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, Turkmenistani dhe Kina e kanë zgjeruar bashkëpunimin në çdo fushë. Pala turkmenistanase i vlerëson lart marrëdhëniet e partneritetit strategjik me Kinën dhe dëshiron të thellojë bashkëpunimin me interes të ndërsjellë në fushat e ekonomisë e të tregtisë, të gazit natyror e të transportit tranzit. Turkmenistani e përkrah fuqimisht parimin e  "Një Kine” dhe mbështet vendosmërisht Kinën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Pala turkmenistanase është e gatshme të nxitë ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”dhe ndërlidhjen e kësaj nisme me strategjinë e Turkmenistanit “Rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit”, si edhe të zhvillojë bashkëpunim me Kinën në kuadrin e OKB-së dhe të mekanizmit të mbledhjes “Kinë+Azi Qendrore”(C+5C).   (Fang Xiaoyu/Artan)