Industria e mallrave të konsumit në Kinë përmirësohet ndjeshëm gjatë dekadës
2022-09-15 10:42:19

Foto: VCG

Industria e mallrave të konsumit të Kinës është përmirësuar ndjeshëm në madhësi dhe fuqi të përgjithshme gjatë dekadës së fundit, me rritje të qëndrueshme në të ardhurat dhe ndikimin global.

Kreu i departamentit të industrisë së mallrave të konsumit të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, He Yaqiong, deklaroi të mërkurën se të ardhurat dhe fitimet e kombinuara operative të sektorit u rritën përkatësisht 35 për qind dhe 64.5 për qind gjatë 10 viteve të fundit, citon “Xinhua”.

Vlera e shtuar e industrisë përbën 27.9 për qind të të gjithë sektorëve industrialë dhe eksportet e vendit të industrisë së lehtë dhe produkteve tekstile kanë tejkaluar 30 për qind të totalit botëror, tha ai.

Kina ka ndërtuar një sistem industrial të mallrave të konsumit me mbulim të gjerë dhe një strukturë relativisht të plotë, që ka garantuar furnizimin me produkte të ndryshme të nevojshme për jetën e përditshme.

Duke e quajtur industrinë një nga avantazhet e kahershme të Kinës, He tha se ajo luan një rol të pazëvendësueshëm në drejtimin e ekonomisë, përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, krijimin e vendeve të punës dhe zgjerimin e eksporteve. (Elona)