Banka qendrore kineze e mban të qëndrueshme normën e Mjetit të Kreditimit Afatmesëm
2022-09-15 16:48:15

foto/VCG

foto/VCG

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, e mbajti të pandryshuar të enjten, në 2.75 %,  normën e interesit për 400 miliardë juanë (59 miliardë dollarë) kredi njëvjeçare në kuadër të Mjetit të Kreditimit Afatmesëm, në përputhje me pritshmëritë e tregut.

Operacioni i Mjetit të Kreditimit Afatmesëm kishte si qëllim "mbajtjen e likuiditetit të sistemit bankar të mjaftueshëm në një mënyrë të arsyeshme," tha banka qendrore në një deklaratë në internet.

Mjeti i Kreditimit Afatmesëm u shpall në vitin 2014 për të ndihmuar bankat tregtare dhe bankat  e politikave të ruajnë likuiditetin, duke u mundësuar atyre të marrin hua nga banka qendrore duke përdorur letrat me vlerë si kolateral.

Banka Popullore e Kinës e uli normën e kredive të Mjetit të Kreditimit Afatmesëm për institucionet financiare me 10 pikë bazë muajin e kaluar, për të ulur kostot e financimit për ekonominë reale.

Disa tregtarë dhe analistë presin shtim likuiditeti sivjet, për shkak të maturimit të madh të Mjetit të Kreditimit Afatmesëm, i cili arriti në 2.6 trilionë juanë në periudhën përpara fundit të vitit.

"Ne presim më shumë ulje të normës së rezervës së detyruar në muajt e ardhshëm, megjithëse nuk shohim urgjencë për ulje më të shpejtë të normave të interesit," tha Tommy Xie, kreu i kërkimeve i degës së Bankës OCBC në Kinë.