Sulmet kibernetike nga Irani, Peleshi: Projekt 24 milionë dollarë për sigurinë
2022-09-15 11:14:11

Foto: RTSH

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi të mërkurën se një projekt me vlerë 24 milionë dollarë është në zbatim për të ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike në vend.

Në një komunikim me mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri Peleshi u shpreh se ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me partnerët dhe se synimi është ngritja e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimi i stafit, citon “RTSH”.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se nga sulmet kibernetike të Iranit nuk u prekën sistemet ushtarake për shkak se janë të shkëputura nga sistemet e tjera. (Elona)