Hunan i Kinës sheh rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme në janar-gusht
2022-09-15 11:24:45

Provinca Hunan e Kinës Qendrore regjistroi rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme në tetë muajt e parë të vitit 2022, sipas autoriteteve lokale.

Vlera totale e importit dhe eksportit të provincës arriti në 445.87 miliardë juanë (rreth 64.51 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në gusht, 21 për qind më shumë nga viti në vit, bën të ditur “Xinhua”.

Importet dhe eksportet midis provincës dhe vendeve të nismës “Një brez, një rrugë” u rritën në 156.87 miliardë juanë, 47.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe, tregtia e provincës me partnerin e saj më të madh tregtar, Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), arriti në 92.69 miliardë juanë, një rritje prej 60 për qind nga viti në vit, sipas autoriteteve të Changsha, kryeqendra e provincës.

Mes artikujve të eksportit, produktet bujqësore të Hunanit patën rritje të shpejtë, ndërsa produktet mekanike dhe elektrike dhe komponentët elektronikë ishin importet kryesore të provincës. (Elona)