Parqet e Pekinit presin mbi 3 milionë vizitorë gjatë festës së Festivalit të Mesvjeshtës
2022-09-14 12:59:50

Foto: VCG

Rreth 3.18 milionë njerëz vizituan parqet në Pekin gjatë festës së Festivalit të Mesvjeshtës që përfundoi të hënën, njoftuan autoritetet lokale të martën.

Shifra shënon një rritje prej 56 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas Zyrës Komunale të Pyjeve dhe Parqeve të Pekinit dhe Qendrës së Administrimit Komunal të Parqeve të Pekinit, bën të ditur “Xinhua”.

Gjithsej 59 evente kulturore u mbajtën “online” dhe me prani fizike, për të tërhequr vizitorët. Ngjarjet përfshinë aktivitete të vlerësimit të hënës së plotë, ekspozita lulesh, shfaqje kulturore dhe aktivitete të popullarizimit të shkencës për prindërit dhe fëmijët.

Festivali i Mesvjeshtës është një kohë për tubime familjare në Kinë. (Elona)