IAEA-ja kanë penguar nëndetëset bërthamore nga ShBA-ja, Australia dhe Britania
2022-09-14 20:09:00

foto/VCG

foto/VCG

Të hënën, mbledhja e katërt e Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së vendosi me konsensus për të diskutuar çështjet që lidhen me bashkëpunimin për nëndetëset bërthamore ndërmjet ShBA-së, Britanisë dhe Australisë, në formën e një teme të veçantë zyrtare. Kjo tregon se bashkëpunimi i këtyre tre vendeve në fushën e nëndetëseve bërthamore nuk mund të trajtohet privatisht dhe duhet të menaxhohet bashkërisht nga vendet anëtare të IAEA-së.

Më 15 shtator të vitit të kaluar, ShBA-ja, Britania dhe Australia njoftuan krijimin e një partneriteti trepalësh të sigurisë (AUKUS). Plani kryesor i këtij partneriteti është se ShBA-ja dhe Britania do ta ndihmojnë Australinë për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore. Transferimi i materialeve të armëve bërthamore të përfshira në këtë plan është në thelb përhapje bërthamore, çka do të përkeqësojë garën e armëve bërthamore, do të minojë paqen e stabilitetin rajonal dhe do të ndikojë rëndë në sistemin ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore, duke shkaktuar shqetësimin e madh të bashkësisë ndërkombëtare.

ShBA-ja, Britania dhe Australia janë vende nënshkruese të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe duhet të zbatojnë detyrën e mospërhapjes. Por, të tre këto vende injoruan temën përkatëse mbi bashkëpunimin për nëndetëset bërthamore të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve i IAEA-së, duke u përpjekur të negociojnë me sekretariatin e kësaj agjencie, për të siguruar bashkëpunimin e saj dhe për të mbuluar veprimtaritë e përhapjes bërthamore.

Tani mbledhja e Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së ka penguar operacionet e tyre, gjë që tregon qartë që ShBA-ja dhe Britania ndjekin standarde të dyfishta tipike. Nga një anë, ato shqetësohen për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe të Iranit, nga ana tjetër, zhvillojnë bashkëpunim në fushën e nëndetëseve bërthamore me Australinë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore mund të jetë më i larti që nga epoka e Luftës së Ftohtë. Bashkëpunimi për nëndetëset bërthamore ShBA-Britani-Australi nuk është aspak çështje e tyre private, dhe fjala e fundit për këtë çështje nuk u takon atyre.   (Fang Xiaoyu/Artan)