Kina hap rezervën e mishit të derrit për të ruajtur stabilitetin e çmimeve
2022-09-14 12:52:11

Foto: VCG

Kina do të hedhë në treg mish derri shtesë nga rezervat qendrore këtë javë për të siguruar furnizimet me këtë produkt dhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, njoftoi të martën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Ky do të jetë grupi i dytë i mishit të derrit që lëshohet nga rezervat qendrore të vendit këtë vit, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), citon “Xinhua”.

Çmimi i mishit të derrit, mishi kryesor në Kinë, u rrit me 0.4 për qind në gusht krahasuar me korrikun, treguan të dhënat zyrtare.

NDRC njoftoi se do t'i kushtojë vëmendje ndryshimeve të tregut dhe do të rrisë rezervën nëse do të jetë e nevojshme.

Fermat e derrave këshillohen të bëjnë rregullimet e duhura dhe të shesin derrat me një ritëm normal. (Elona)