Gates: Arritjet e Kinës në bujqësi e shëndetësi, me dobi për vendet në zhvillim
2022-09-14 14:08:21

Foto:VCG

Përparimet kryesore të Kinës në fushat e bujqësisë dhe të shëndetësisë janë shumë të dobishme për vendet në zhvillim, tha Bill Gates për medien financiare kineze "Yicai" në një intervistë të martën.

Gates vuri në dukje që bashkëpunimi me Kinën në të dy sektorët është premtues dhe se, duke pasur parasysh si është organizuar sistemi bujqësor i Kinës, ka mundësi të mëdha për të ndarë përvojat përkatëse me fermerët afrikanë, për t'i ndihmuar ata të gjejnë mënyra më efektive prodhimi.

Foto: VCG

Në një ese të martën, Gates shkroi se rendimentet e prodhimit të bimëve bujqësore janë përmirësuar në mbarë botën që nga vitet '60 të shekullit. Megjithatë, rajone të ndryshme janë zhvilluar me ritme të ndryshme. Për shembull, produktiviteti u rrit në vende si Kina dhe Brazili, ndërsa Azia Juglindore dhe Afrika Subsahariane mbetën prapa.

"Në Afrikën Subsahariane, prodhimi i të korrave u rrit shumë më ngadalë se kudo gjetkë në botë, dhe jo aq shpejt sa për të ushqyer popullsinë vendore," shkroi Gates.

Kina po e shton fuqinë e saj shkencore dhe teknologjike në bujqësi, veçanërisht në teknologjitë e mbarështimit, tha Gates në intervistën për "Yicai".

Me financim nga Fondacioni "Bill & Melinda Gates", disa lari kineze të orizit kanë rritur rendimentet e tyre me më shumë se 30 për qind për hektar, pasi nisën të përdoren në vendet e Afrikës Perëndimore, shtoi ai.