OBSH Evropë u kërkon vendeve që ta marrin seriozisht Covid-in e gjatë
2022-09-14 14:39:48

Foto: Xinhua

Të paktën 17 milionë njerëz në Rajonin Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) përjetuan gjendjen post-Covid 19 ose Covid-in e gjatë në dy vitet e para të pandemisë, thuhet në një deklaratë nga agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, të publikuar të martën.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, thotë në deklaratë se qeveritë dhe partnerët shëndetësorë duhet të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje të bazuara në kërkime dhe prova, citon “Xinhua”.

Me miliona njerëz që ka të ngjarë të preken nga pasojat e kontraktimit të Covid gjatë pandemisë për vitet në vijim, ndaj OBSH-ja u bëri thirrje vendeve në rajon që ta marrin seriozisht gjendjen pas Covid-19, duke investuar urgjentisht në kërkime, rimëkëmbje dhe rehabilitim.

Gjetjet, të cilat mbulojnë vitet 2020 dhe 2021, vijnë nga një studim i fundit ndërkombëtar i bërë për OBSH-në Evropë nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tregon një rritje prej 307 për qind në rastet e reja me Covid të gjatë midis viteve 2020 dhe 2021. Sipas njoftimit për shtyp, modelimi tregon gjithashtu se femrat kanë dy herë më shumë gjasa se meshkujt të kenë Covid-in e gjatë. (Elona)