Kina do të mbajë konferencë për zhvillimin e prodhimit
2022-09-14 10:15:31

Foto: VCG

Konventa Botërore e Prodhimit 2022 do të nisë më 20 shtator në provincën Anhui të Kinës lindore, njoftuan autoritetet lokale në një konferencë shtypi të martën. Veprimtaria katërditore, e planifikuar deri më 23 shtator në kryeqendrën e provincës Hefei, do të demonstrojë arritje të reja në zhvillimin e prodhimit të nivelit të lartë nëpërmjet produkteve, teknologjive dhe aplikacioneve të reja, bën të ditur “Xinhua”. Ekspozitat do të theksojnë gjithashtu përparimin që Kina ka bërë në industri të ndryshme prodhuese. Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia do të marrin pjesë për herë të parë në ekspozitën e makinerive bujqësore në natyrë. Mbi 641 kompani kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen, sipas organizatorit. Raportet mbi zhvillimin e automjeteve me energji të re të Kinës dhe zhvillimin dhe aplikimin e internetit industrial do të publikohen në konferencë. (Elona)