Shandong i Kinës sheh rritje të tregtisë së jashtme me 18.2 për qind në janar-gusht
2022-09-14 14:38:36

Foto:VCG

Tregtia e jashtme e provincës Shandong të Kinës Lindore arriti në 2.18 trilionë juanë (rreth 315 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të këtij viti, një rritje prej 18.2 për qind nga viti në vit, sipas doganave lokale. Në gusht, importet dhe eksportet e provincës u rritën 15.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 292.08 miliardë juanë, bën të ditur “Xinhua”. Nga totali, eksportet u rritën 16.6 për qind në 181.18 miliardë juanë, ndërsa importet u rritën 13.1 për qind në 110.9 miliardë juanë gjatë këtij muaji.

Tregtia e përgjithshme e krahinës mbajti një rritje të qëndrueshme. Sipas doganave, produktet mekanike dhe elektrike dhe artikujt bujqësorë kanë ruajtur një rritje relativisht të shpejtë gjatë periudhës. (Elona)