Irani, i gatshëm të bashkëpunojë me IAEA
2022-09-13 11:16:16

Foto: VCG

Irani ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), sipas të drejtave dhe detyrave të tij, shkroi “Tehran Times”, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani, njofton “CGTN”.

Kanaani tha se Irani është një mbështetës i vazhdueshëm i çarmatimit bërthamor dhe pret që IAEA të veprojë brenda përgjegjësive të saj.

Kanaani tha gjithashtu se Irani nuk kishte marrë një kërkesë në lidhje me shtyrjen e marrëveshjes deri pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. (Fatosi)