Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës shënoi rënie në gusht
2022-09-13 12:52:42

Foto: VCG

Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës pati rënie në gusht për shkak të ringjalljes sporadike të rasteve të Covid-19, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Indeksi arriti në 104.2 pikë muajin e kaluar, 2.2 pikë më pak nga muaji i kaluar, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe gjiganti i tregtisë elektronike “JD.com”.

Sondazhi ia atribuoi tkurrjen e bizneseve logjistike të tregtisë elektronike ndërprerjeve të shkaktuara nga Covid-19 në kërkesën dhe ofertën e tregut në gusht.

Anketa, megjithatë, tregoi optimizëm për indeksin në shtator, duke vënë në dukje se rifillimi i shkollave në ditët në vijim do të sigurojë faktorë të favorshëm për industrinë e logjistikës së tregtisë elektronike.

Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës bazohet në shifrën e janarit 2015, me pikën fillestare 100. (Fatosi)