Foto: VCG
Greqia do të kërkojë të mbajë gjithmonë kanale të hapura komunikimi me Turqinë, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference shtypi në kuadër të Panairit të 86-të Ndërkombëtar të Selanikut (TIF), njofton “Xinhua”.
Mitsotakis hodhi poshtë deklaratat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se pavarësisht komenteve, që i cilësoi të papranueshme, ai ishte gjithmonë i disponueshëm dhe i hapur për një takim me udhëheqësin turk, njoftoi televizioni “ERT”.
“Nuk mund ta imagjinoj se do të ketë një konflikt midis Greqisë dhe Turqisë. Nuk besoj se kjo do të ndodhë ndonjëherë”,- tha Mitsotakis.
Gjatë një eventi në Turqi në fillim të këtij muaji, Erdogan akuzoi Greqinë për “ngacmim” të avionëve luftarakë turq në detin Egje dhe në Mesdheun lindor kohët e fundit. Greqia i ka hedhur poshtë pretendimet.
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë prej kohësh të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet detare dhe energjiteke në Egje dhe detin Mesdhe. (Fatosi)