Numri i viktimave nga tërmeti në Sichuan të Kinës rritet në 93
2022-09-13 13:04:50

Foto: VCG

Gjithsej 93 persona kanë vdekur dhe 25 mbeten të zhdukur pasi një tërmet me magnitudë 6.8 goditi qarkun Luding dhe zonat fqinje në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore më 5 shtator, thanë autoritetet lokale të hënën, njofton “Xinhua”.

Sipas shtabit të shpëtimit, 55 nga viktimat janë nga Prefektura Autonome Tibetiane Ganzi, ku ndodhet Luding, ndërsa 38 vdekje u raportuan në qytetin Ya'an deri pasditen e së dielës.

Në mesin e personave të zhdukur, nëntë ishin në Luding dhe 16 ishin në qarkun Shimian në Ya'an. (Fatosi)