NMV-të kineze vazhdojnë vrullin e rimëkëmbjes
2022-09-13 11:11:34

Foto: VCG

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Kinës (NMV) vazhduan vrullin e tyre të rimëkëmbjes në gusht, pasi një paketë e politikave të qeverisë për të stabilizuar ekonominë hyri në fuqi, tregoi një indeks i industrisë, njofton “Xinhua”.

Indeksi i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, i llogaritur në bazë të një sondazhi të 3000 NMV-ve, arriti në 88.3 muajin e kaluar, i njëjtë me nivelin e regjistruar në korrik, njoftoi Shoqata Kineze e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Indeksi përmban nënindekse të shumta për të vlerësuar performancën dhe pritjet e NMV-ve.

Nënindeksi i akomodimit dhe hotelierisë u rrit me 0.3 pikë në muajin gusht, duke shënuar rritjen më të ndjeshme midis të gjithë sektorëve të ndjekur.

Nënindeksi për industrinë u rrit me 0.1 pikë, duke përmbysur rënien e parë në korrik. (Fatosi)