Diplomati: Kina, e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë për një rend më të drejtë ndërkombëtar
2022-09-13 13:23:34

Foto: VCG

Kina do të bashkëpunojë me Rusinë për të promovuar zhvillimin e rendit ndërkombëtar në një mënyrë më të drejtë e racionale, theksoi të hënën drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Yang Jiechi.

Diplomati i lartë kinez i bëri këto komente gjatë një takimi në Pekin me Andrey Denisovin, ambasadorin rus në Kinë në largim.

Yang vlerësoi lart kontributin që ka dhënë Denisovi për zhvillimin e marrëdhënieve të shëndetshme e të qëndrueshme ndërmjet Kinës dhe Rusisë.

Ndërsa Denisovi tha se ai ka parë arritjet e jashtëzakonshme të Kinës në zhvillimin ekonomik e shoqëror gjatë 20 vjetëve të fundit dhe se është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. (Çang Çuo)