Zëvendëskryeministri kinez, homazhe për vdekjen e mbretëreshës në ambasadën britanike
2022-09-13 09:46:18

Foto:Xinhua

Zëvendëspresidenti kinez Wang Qishan vizitoi ambasadën britanike në Pekin, për të bërë homazhe për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, njofton “Xinhua”.

Zëvendëspresidenti Wang qëndroi në heshtje para një portreti të mbretëreshës dhe nënshkroi librin e ngushëllimeve.

Në emër të presidentit Xi Jinping, qeverisë dhe popullit kinez, zëvendëspresidenti Wang shprehu ngushëllime të thella për vdekjen e mbretëreshës dhe shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen mbretërore, qeverinë dhe popullin britanik.

Ai tha se mbretëresha Elizabeth II ishte një promovuese dhe një kontribuuese në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Mbretëri e Bashkuar. Ajo ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Kinën, priti shumë udhëheqës kinezë gjatë vizitave të tyre në Britani dhe dha kontribut pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Mbretëri e Bashkuar.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Mbretëri e Bashkuar, Wang tha se zhvillimi i lidhjeve tregon plotësisht se për sa kohë që të dy vendet u përmbahen parimeve të respektit të ndërsjellë dhe përfitimit reciprok, marrëdhëniet mund të mbeten të qëndrueshme dhe të qeta.

“Shpresohet që pala britanike të mund të marrë një perspektivë strategjike dhe afatgjatë dhe të punojë me Kinën për të forcuar dialogun dhe shkëmbimet, për të promovuar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe për të punuar së bashku për të përballuar sfidat, në mënyrë që marrëdhëniet dypalëshe të ecin përpara në rrugën e duhur dhe për të pasur një zhvillim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm”,- tha Wang. (Fatosi)