Rritet indeksi javor i mallrave me shumicë të transportit detar në Kinë
2022-09-13 11:26:41

Foto: VCG

Indeksi i mallrave me shumicë në transportin detar të Kinës shënoi rritje në javën që përfundoi më 9 shtator, bëri të ditur “Shanghai Shipping Exchange” (SSE), njofton “Xinhua”.

Sipas SSE, indeksi i përbërë për mallrat me shumicë në transportin detar fitoi 1.9 për qind në bazë javore në 1.098,7.

Nënindeksi i qymyrit u rrit me 2.9 për qind në 1.119,9, treguan të dhënat.

SSE-ja filloi indeksin në vitin 2001 nën drejtimin e Ministrisë së Transportit, për të pasqyruar luhatjet e tregut kinez të transportit detar. (Fatosi)