Koncert rinor për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Gjermani
2022-09-13 10:52:02

Foto:Xinhua

Një koncert me të rinjtë nga Kina dhe Gjermania u mbajt të shtunën në Essen, të Gjermanisë, për të festuar 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, njofton “Xinhua”.

Nxënësit e korit lokal kinez Burg kënduan përmes lidhjes video me bashkëmoshatarët e tyre nga disa kore të shkollave të mesme në Chengdu, Kinë.

Ata prezantuan këngë të njohura nga të dy vendet në gjuhën kineze dhe gjermane dhe morën duartrokitje të ngrohta nga publiku.

Ambasadori kinez në Gjermani, Wu Ken, deklaroi se muzika është një gjuhë që i kalon kufijtë. Ai tha se shpresonte që nxënësit të vazhdonin t'i përdornin këngët e tyre si një lidhje për të qenë eksplorues të kulturave kineze dhe gjermane, promovues të miqësisë mes dy vendeve dhe praktikues të mirëkuptimit ndërkulturor.

Drejtori organizativ i korit kinez Burg, Olaf Millmann, tha se kori ka vazhduar të ndërtojë ura përmes muzikës, gjë që ndihmon në thellimin e shkëmbimeve mes të rinjve nga Gjermania dhe Kina, duke theksuar se shpreson që ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. (Fatosi)