Tërmeti me magnitudë 7.6 në Papua Guinea e Re shkakton viktima
2022-09-13 12:59:38

Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur pasi një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Luginën Markham në Papua Guinea e Re, të dielën në mëngjes, bëri të ditur “Constabulary Royal PNG”, njofton “Xinhua”.

Komisioneri i Policisë David Manning deklaroi se një tërmet i dytë me magnitudë 5 u regjistrua gjithashtu të dielën, rreth 70 km në veri të lëkundjes fillestare në një thellësi prej 101 km nën tokë.

Sipas deklaratës, dëmet më të mëdha janë raportuar në rrethet e provincave Morobe, Highlands Lindore dhe Madang, me disa rrëshqitje dheu.

“Fatkeqësisht, shtatë persona janë konfirmuar të vdekur si rezultat i këtyre rrëshqitjeve të dheut. Tre në distriktin Kabwum dhe tre në Wau Town, provinca Morobe dhe një në Bregun Rai, provinca Madang”,- tha Manning. (Fatosi)