Policia në Kinë synon krimet në rrjetet e informacionit
2022-09-12 11:50:50

Foto:VCG

Autoritetet e sigurisë publike në mbarë Kinën kanë ndërmarrë operacione të shumta që synojnë aktivitete të paligjshme në rrjete, ose cenojnë të drejtat e publikut, citon “China Daily” Ministrinë e Sigurisë Publike.

Rreth 9100 raste të tilla janë hetuar nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit.

Operacionet u përqendruan në krime të njohura në internet, duke përfshirë postera me pagesë, shkelje të informacionit personal, hakerim, përgjim dhe fotografim të fshehtë, me qëllim ruajtjen e sigurisë në hapësirën kibernetike.

Policia arrestoi rreth 13.000 të dyshuar dhe vendosi dënime administrative për 523 ndërmarrje të internetit që shkelnin ligjet dhe rregulloret gjatë kësaj periudhe.

Gjatë dy muajve, policia në mbarë vendin zgjidhi 147 raste të posterave me pagesë, mbylli 210.000 llogari dhe 185 faqe interneti dhe hoqi 127.000 pjesë të informacionit të dëmshëm në internet, duke pastruar në mënyrë efektive hapësirën kibernetike, sipas ministrisë. (Fatosi)