Teknologjia e makinave maglev testohet në autostradën në Kinën lindore
2022-09-12 10:50:39

Foto:Xinhua

Një test teknologjik i automjeteve maglev u zhvillua me një makinë 2.8 tonë që lëviste 35 milimetra mbi rrugë dhe udhëtonte në një autostradë në provincën Jiangsu të Kinës lindore, njofton “Xinhua”.

E zhvilluar nga Universiteti Jugperëndimor Jiaotong me bazë në Chengdu, makina u modifikua nga një automjet tradicional. Një grup magnetesh të përhershëm u instaluan për t'u ngritur dhe rruga ishte shtruar me shina përcjellëse që lejonte makinën të ngrihej.

Deng Zigang, një profesor në universitet, tha se shpreson që teknologjia mund të ndihmojë në uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e gamës së makinave që do të përdoren në të ardhmen.

Një tjetër provë rrugore, këtë herë me shpejtësi 200 kilometra në orë, është kryer në të njëjtën ditë. Gjithsej tetë makina, përfshirë pesë automjete të reja energjitike, u testuan në një seksion 7.9 kilometra të autostradës, me një shpejtësi maksimale që i afrohet 230 kilometrave në orë.

Testet u organizuan nga autoritetet provinciale të transportit dhe synonin të studionin projektimin e rrugëve dhe masat e sigurisë për udhëtim me shpejtësi të lartë. (Fatosi)