Festa e Mesvjeshtës nxit mëkëmbjen e tregjeve të kulturës dhe turizmit të Kinës
2022-09-12 11:55:49

Foto:People.cn

Veprimtari të ndryshme u zhvilluan në Kinë të shtunën në fillim të pushimeve treditore të Festës së Mesvjeshtës, duke ndihmuar në rimëkëmbjen e tregjeve të brendshme të kulturës e turizmit.

Adhurimi i hënës është një pjesë thelbësore e kremtimeve të Festës së Mesvjeshtës, e njohur edhe si Festa e Hënës.

Kjo festë simbolizon bashkimin familjar dhe gëzimin e korrjeve. Zakonet popullore lidhur me të kanë origjinë të lashtë dhe përfshijnë një sërë aktivitetesh, si gjetja e gjëegjëzave të fenerëve, ngrënia e kekëve të hënës, shikimi i hënës me familjen dhe ndriçimi i fenerëve.

Vitet e fundit janë shfaqur mënyra të reja për të kremtuar Festën e Mesvjeshtës.

Një shfaqje e bukur dritash e realizuar nga 630 dronë u organizua në qiellin e natës në qytetin lindor kinez Ningbo të shtunën, duke sjellë një festë dritash e hijesh për qytetarët.

Në Pekin, Kopshti i Madh Botëror i Shikimit të Luleve organizoi një sërë veprimtarish për veshjet tradicionale kineze hanfu  me rastin e festës, duke përfshirë konkurse me valle tradicionale kineze, si dhe stilim dhe fotografi të këtyre veshjeve. 

Një panair kulturor është hapur pranë tempullit "Miaoying", në distriktin Xicheng të Pekinit, duke tërhequr më shumë se 40 biznese kulturore dhe krijuese. Panairi do të vazhdojë deri më 12 shtator. (Çang Çuo)