Sektori i tekstilit në Kinë shënon rritje në shtatë muajt e parë
2022-09-12 11:36:05

Foto:VCG

Industria e tekstilit e Kinës ka shënuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, kompanitë e tekstilit me të ardhura vjetore të biznesit primar prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.89 milionë dollarë amerikanë) arritën 2.96 trilionë juanë të ardhura në këtë periudhë, me një rritje prej 4.6 për qind nga viti në vit.

Prodhimi total i vlerës së shtuar të këtyre kompanive u rrit me 0.3 për qind nga viti në vit gjatë periudhës.

Shitjet e kombinuara të shitësve kryesorë me pakicë arritën në 9.48 trilion juanë në periudhën janar-korrik, 1.7 për qind më shumë se një vit më parë.

Eksportet e veshjeve të vendit arritën në 189.4 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 12.4 për qind nga viti në vit. (Fatosi)