Suedezët votojnë për zgjedhjet e përgjithshme
2022-09-12 11:41:38

Foto: VCG

Qendrat e votimit u hapën në Suedi të dielën në mëngjes në një zgjedhje të ngushtë të aleancave konkurruese kuqeblu, njofton Xinhua.

Kriza energjetike, emigracioni dhe sigurimet shoqërore janë tre çështjet kryesore për të cilat 7.77 milionë votuesit ligjorë të Suedisë janë më të shqetësuar në këto zgjedhje.

Sondazhet e fundit të opinionit para zgjedhjeve të përgjithshme të publikuara nga televizioni suedez të premten treguan se mbështetja për aleancën e kuqe (Partia Socialdemokrate, Partia e Majtë, Partia e Gjelbër dhe Partia e Qendrës) ishte 49.7 për qind, ndërsa mbështetja për aleanca kundërshtare blu (Partia e Moderuar, Kristiandemokratët, Partia Liberale dhe Demokratët Suedezë) ishte 49.4 për qind.

Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë, kundër emigracionit, kishin një mbështetje në sondazhe prej 21.2 për qind dhe pritet të bëhen partia e dytë më e madhe në Suedi.

Analistët besojnë se aleancat politike në këto zgjedhje kanë ndryshuar rrënjësisht nga zgjedhjet parlamentare të 2018, pasi Partia e Moderuar është tani e gatshme të bashkëpunojë me Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë, të cilët e ndihmuan aleancën blu të ngrihet në një nivel tepër të ngushtë në sondazhe me aleancën e kuqe.

Parlamenti suedez ka 349 vende. Zgjedhjet mbahen çdo katër vjet. (Fatosi)