Avioni i dytë i madh amfib AG600M përfundon testin e parë të fluturimit
2022-09-12 10:12:56

Foto: VCG

Kina do të prodhojë gjithsej katër prototipa të avionit AG600M, një model zjarrfikës me konfigurim të plotë që i përket familjes së madhe të avionëve amfibë AG600, për të kryer misione testimi fluturimi, njoftoi zhvilluesi i saj, citon “Xinhua”.

Prototipi i dytë i avionit zjarrfikës AG600M përfundoi misionin e tij të parë të testimit të fluturimit të shtunën në Zhuhai, provincën Guangdong të Kinës jugore, sipas Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), prodhuesi kryesor i avionëve në vend.

Gjatë fluturimit 22 minutësh, avioni performoi mirë dhe të gjitha sistemet e tij funksiononin në mënyrë të qëndrueshme, bëri të ditur “AVIC”.

Avioni më pas do t'i nënshtrohet testeve vijuese të fluturimit, si grumbullimi dhe hedhja e ujit, të cilat janë detyra kryesore për këtë avion amfib zjarrfikës.

Pritet që prototipet e tretë dhe të katërt të avionit AG600M t'i nënshtrohen përkatësisht testeve të tyre të para të fluturimit këtë nëntor dhe në fillim të vitit 2023, njoftoi “AVIC”. (Fatosi)