Irani: Deklarata europiane për bisedimet bërthamore, jokonstruktive
2022-09-12 10:56:48

Foto: VCG

Ministria e Jashtme e Iranit e konsideron si jokonstruktive dhe “për të ardhur keq” një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Gjermania, Franca dhe Britania në lidhje me negociatat që synojnë ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, njofton “Xinhua”.

“Është e habitshme dhe për të ardhur keq që, në një situatë ku ndërveprimet diplomatike dhe shkëmbimet e mesazheve po vazhdojnë për të finalizuar negociatat, tre palët evropiane do të lëshonin një deklaratë të tillë jokonstruktive”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani. (Fatosi)