Tregu i mallrave me shumicë në Kinë pati përmirësim të kërkesës në gusht
2022-09-12 11:05:52

Foto: VCG

Tregu i mallrave me shumicë në Kinë pati përmirësime të bazave në gusht me një rritje të dukshme në shitje, ndërsa u rikuperuan edhe kërkesat, treguan të dhënat industriale, njofton “Xinhua”.

Indeksi i mallrave me shumicë të Kinës (CBMI), një matës i rritjes së tregut vendas të mallrave me shumicë, qëndroi në 102.3 për qind për gushtin, 1 pikë përqindje më shumë krahasuar me korrikun, sipas Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës.

Një lexim mbi 100 tregon zgjerim, ndërsa një lexim më poshtë pasqyron tkurrjen. Leximi i CBMI në gusht është më i larti që nga maji 2021.

Nënindekset për ofertën e mallrave me shumicë dhe inventarin janë lehtësuar krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa nënindeksi i shitjeve ka shënuar rritje.

Federata priste që kërkesa e vendit për mallra me shumicë do të rritej në shtator me përfundimin e ndërtimit jashtë sezonit. (Fatosi)