Shërbimet mjekësore të Kinës jashtë shtetit kanë ndihmuar shumë vende që nga viti 1963
2022-09-11 17:04:38

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka ofruar diagnoza dhe trajtime për pacientët jashtë shtetit 290 milionë herë që nga viti 1963, kur vendi dërgoi ekipin e parë të ndihmës mjekësore jashtë shtetit në Algjeri, njoftoi autoriteti më i lartë shëndetësor i Kinës, citon “China Daily”.

“Në gati 60 vitet e fundit, kemi dërguar gjithsej 28.000 punonjës mjekësorë në 73 vende dhe rajone anembanë globit, duke shpëtuar jetë të panumërta në të gjithë botën”,- tha He Zhaohua, zëvendësdrejtor për bashkëpunimin ndërkombëtar të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Ai theksoi se mbi 2000 mjekë mbështetës janë vlerësuar me nderime në nivel kombëtar kinez dhe të huaj.

Mbështetja mjekësore jashtë shtetit u është ofruar vazhdimisht vendeve në zhvillim në nevojë, duke përfshirë jo vetëm dërgimin e ekipeve mjekësore, por edhe krijimin e partneriteteve spitalore dhe kryerjen e klinikave afatshkurtra falas, tha ai.

Deri më tani, Kina ka zhvilluar bashkëpunim të përkushtuar me 46 spitale nga 41 vende në mbarë botën duke i ndihmuar ata të krijojnë qendra të mëdha mjekësore të specializuara në mjekësinë e zemrës dhe kujdesit intensiv, tha zyrtari, duke marrë si shembull bashkëpunimin Kinë-Tanzani. (Irma)