Kina ka mbi 1.96 milionë stacione bazë 5G
2022-09-11 17:12:03

Foto: VCG

Foto: VCG

Numri i stacioneve bazë 5G në përdorim në të gjithë Kinën ka tejkaluar 1.96 milionë, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Rrjeti i internetit industrial me cilësi të lartë mbulon mbi 300 qytete në Kinë, duke përshpejtuar transformimin dhe përmirësimin e ndërmarrjeve tradicionale kineze, tha Wang Peng, një zyrtar i ministrisë.

Shkalla e depërtimit të aplikacioneve të internetit industrial në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është rritur me afro pesë pikë përqindje në dy vitet e fundit. Dhe 83 për qind e ndërmarrjeve njoftuan se efikasiteti i prodhimit dhe funksionimit është përmirësuar dukshëm, vuri në dukje një sondazh i kryer nga Aleanca e Internetit Industrial.

Sistemi i analizës së identitetit të internetit industrial luan një rol jetik në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke siguruar rrjedhën e qetë të zinxhirit të furnizimit dhe procesin e monitorimit të operacioneve industriale, shtoi Wang. (Irma)