Banka Qendrore e Kinës kërkon përdorimin më të përshtatshëm të juanit digjital
2022-09-11 17:10:00

Foto: VCG

Foto: VCG

Banka Qendrore e Kinës ka bërë thirrje për përpjekje për të lehtësuar ndërlidhjen midis sistemit digjital juan dhe mjeteve tradicionale të pagesave elektronike, për ta bërë më të përshtatshëm për klientët përdorimin e monedhës digjitale, citon “Xinhua”.

Për të realizuar këtë qëllim, duhet të bëhen më shumë përpjekje për të zgjeruar skenarët dhe mjedisin për përdorimin e juanit digjital, tha Fan Yifei, zëvendësguvernator i Bankës Popullore të Kinës, në një forum mbi financat digjitale, në Pekin.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas tij, në mënyrë të veçantë, rregulloret dhe standardet në fusha të tilla si identitetet digjitale, kodet Bluetooth dhe QR duhet të unifikohen për të përmirësuar ndërlidhjen e llojeve të ndryshme të mjeteve të pagesës.

Zëvendësguvernatori nënvizoi gjithashtu përmirësimin e sigurisë së përdorimit të juanit digjital nëpërmjet përmirësimit të teknologjive përkatëse për të shmangur rrjedhjen e informacionit të përdoruesit dhe për të eliminuar rreziqet e sigurisë së të dhënave. (Irma)